Bajrami: Nëse dështon zëvendësimi i orëve edhe javën e ardhshme, të shkarkohet Arbërie Nagavci

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kërkojë përgjegjësi nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci për dështimin e zëvendësimit të orëve mësimore për dy të shtune radhazi.

Deputetja Bajrami ka thënë se ministrja Nagavci duhet të shkarkohet menjëherë, në rast se mësimi dështon edhe të shtunën e ardhshme.

“Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës”, thuhet në reagimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Kryeministri Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi Nagavcit për dështimin e zëvendësimit të mësimit, që dy të shtune radhazi

Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje.

Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë.

Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim.

Lexo edhe:  E denoncoi për dhunë burrin dhe vëllain – lajmërohet Teuta Selimi