Gruaja në Prishtinë dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i ndërtesës, pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i lartë i një ndërtese në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në lagjen Dardania.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës ku banonte dhe se viktima është e moshës rreth 35-vjeç.

Të njëjtit kanë dërguar pamje nga lagjja Dardania, ku shihet se atje tashmë kanë dalë njësitë policore të cilët kanë vendosur shirita në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Shpejtësi dhe çmenduri në Ferizaj: Shoferi i dehur s’i ndalet Policisë, vozit 200 km/h