24-vjeçari nga Janjeva ia pa sherrin TikTok-ut – pas sherrit me gruan, përfundon në pranga për një rast tjetër
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ndodhi sot në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit, ku një burrë e ka rrahur bashkëshorten e tij për një arsye absurde – fshirjen e disa fotove nga aplikacioni ‘TikTok’.
Siç merrë vesh Sinjali, E.U., rreth 32-vjeçare ka deklaruar se bashkëshorti i saj, rreth 24-vjeçar, e ka sulmuar pas një debate që ka ‘shpërthyer’ lidhur me përmbajtjen e telefonit të tij.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Besnik Pacolli.
Lidhur me rastin, 32-vjeçarja ka refuzuar trajtimin mjekësor, por ka pranuar të intervistohet nga Policia dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.
Tutje, i dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga Policia në prani të avokatit të tij mbrojtës.
Pas procedurave të hetimit, është zbuluar se ai ka pasur një urdhër arresti të mëparshëm për një dënim me 10 ditë burgim. Për pasojë, ai është dërguar në burgun e Hajvalisë për vuajtjen e dënimit.
Ndërkohë, 32-vjeçarja ka refuzuar trajtim mjekësor dhe është kthyer në banesën familjare, ndërsa rasti ndaj bashkëshortit të saj do të procedohet në rrugë të rregullt për veprën penale “Dhunë në familje”