Aksident i rëndë në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 12-vjeçarin

Një fëmijë i moshës 12-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidentit të trafikut.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, ku një polic, 24-vjeçari me iniciale E. D. po drejtonte automjetin e tij privat tip “Benz”, kur ka goditur 12-vjeçarin me iniciale E. I.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, raporton Top Channel.

24-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës.

Lexo edhe:  Vdes 34-vjeçari në Gjakovë