Kapen armë e uniforma në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut

Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në një aksion të Policisë së Kosovës në veri të vendit janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.

Këtë ai e ka quajtur “terrorizëm i sponsorizuar nga Serbia”.

“Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë. Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë”.

Për këtë rast më herët raportoi mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”, i cili raportoi se ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë të njohur si Vampirusha në dalje të Mitrovicës së Veriut.

Kontrolli u krye në hyrjen e dytë të kësaj ndërtese.

Lexo edhe:  Shqipëria krijon forcën e rezervistëve