“I tham hajde, pushkën e ki këtu”: Sami Lushtaku tregon qysh Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesëtar i UÇK-së
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk me Maxhunin” nga ku ka shpalosur histori nga lufta.
Lushtaku tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar edhe momentin kur i kishin bërë ftesë që të bëhej pjesë e tyre, por Kurti refuzoi ta merrte pushkën në dorë.
“Kurrë, kurrë s’ka qenë. Unë e mbaj mend kur ka ardhë një herë në Likovc dhe i kemi thanë hajde, uniformën e ki kurdush, pushkën e ki hajde udhëro. Ai nuk ka pranu me qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ai ka qenë me Adem Demaçin dhe mbaj mend që ai nuk ka pranu me kanë pjesëtar i UÇK-së”, tha Lushtaku në Periskopi.