Identifikohen sulmuesit e Arlind Dvoranit – një femër në pranga, dy të dyshuar ende në arrati

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga rasti i rëndë që ndodhi më 1 maj në rrugën “Fadil Hoxha” në Prishtinë, ku një i mitur u sulmua brutalisht nga tre persona në një sulm që dyshohet të ketë qenë i organizuar.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se pas hetimeve të zhvilluara, janë identifikuar tre personat e përfshirë në këtë rast.

Njëra prej tyre, Mirjeta Zharku, 23-vjeçare është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë, janë në arrati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur viktima Arlind Dvorani, 19-vjeçar është sulmuar fizikisht dhe goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa më pas ka dhënë deklaratë para Policisë.

Mirjeta Zharku dyshohet se ka bashkëkryer sulmin së bashku me dy personat tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e saj, ndërkohë që kërkimet për kapjen e dy të dyshuarve të tjerë janë në vijim.

Lexo edhe:  E mbijetuara e luftës: Jam kundër çdo marrëveshje me Serbinë