Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Prizren – alarmohen autoritetet

Një rast shqetësues është raportuar sot në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një vajzë e moshës 13-vjeçare është zhdukur pa gjurmë, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet policore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga familjarët e vajzës, të cilët kanë humbur kontaktin me të miturën dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet operative dhe hetimore për gjetjen e vajzës, ndërkohë që është njoftuar edhe Prokuroria për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Në këto momente, çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj është i mirëseardhur.

Lexo edhe:  10 vite shpresë, 26 vite pikëllim: Babai gjen eshtrat e djalit që serbët ia morën me zor nga dora- Gjithmonë e kam para syve atë moment të mallkuar