Albin Kurti thërret për konsultime Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.
Në letër, Kurti thekson nevojën për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, përfshirë edhe kryetarin e tij, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren përkatëse.
Ai e fton Abdixhikun që të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e tre partive kryesore, ku do të marrë pjesë edhe Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Takimi është caktuar të mbahet të enjten, më 1 maj 2025, nga ora 08:30, në sallën N-204 të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kurti shpreh shpresën se ftesa do të pranohet pozitivisht, duke e përmbyllur letrën me një përshëndetje të përzemërt