E rëndë: Shpërthen bombola e gazit në Bair të Mitrovicës, 3 persona bëhen për spital

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Bair të Mitrovicës, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Gazetën “Jepi zë” se rreth orës 16:55 është pranuar informata për një shpërthim në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombole gazi, shkruan “Jepi zë”.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ndërkohë, njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexo edhe:  “Të lumtë ata që faqebardhë e kanë kryer detyrën ndaj atdheut”, Haradinaj komenton librin kushtuar Hashim Thaçit