Ambasada e amerikane: Familjet e të zhdukurve në Kosovë meritojnë informacion të plotë

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar memorialin kushtuar personave të zhdukur, duke bërë homazhe në kujtim të atyre që humbën jetën gjatë luftës.

“Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, thuhet në postimin e ambasadës, duke shprehur angazhimin e SHBA-së për të kontribuar në procesin e paqes dhe pajtimit në Kosovë.

Përmes këtij akti, Ambasada thekson se vazhdon të mbështesë kërkimin për të vërtetën dhe përpjekjet për drejtësi për të gjitha viktimat.

Më tutje, ambasada thekson se familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre, duke i dhënë kështu mundësinë për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm të historisë së tyre.

Lexo edhe:  Jeta në Kosovë bëhet edhe më e vështirë: Shtrenjtohen buka, qumështi, djathi dhe vezët