Reduktime të rrymës për sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 26.04.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

 

Dalja 10kV J25  Karadaku Vreshtat (kodi: 11000008) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: Vreshtat, Kolovica, Tauk Bashçja, një pjesë e rr. Xhavit Ahmeti, një pjesë e rr. Karadaku, një pjesë e rr. Beqir Musliu, një pjesë e rr. Mehmet Beci, një pjesë e rr. Ali Pashe Gucia, një pjesë e rr. Haxhi Zeka.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja në punë e kabllove të reja për sistemin unazor në Feeder 3.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:

LP 10kV J10  Jashanica (kodi: 52000003) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Pogragjë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë, si dhe Led Light Tehnology-BRRE.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Vërejtje: Dalja ka BRRE.

2.

Nga NS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gremniku (kodi: 52000011)  nga ora 11:00 deri 13:00

Vendet: Gremnik, Dollc, Qupevë, Vlljak, Dush, Sferkë, Perqevë, Rastokë, Kpuz dhe Qeskovë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, bartje e përçuesve nga shtylla e thyer në shtyllë të re në tensionin  e mesëm, lokacioni Gremnik.

Lexo edhe:  Prishtinasi ushtron dhunë ndaj kunatës, ia ndalon të qëndrojë në shtëpinë e burrit