E tmerrshme: Djali tenton ta ngufas babain e tij – përfundon në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka tentuar ta ngulfaste babain e tij pas një përplasjeje verbale brenda banesës familjare.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është E.M 36 vjeçar, ndërsa viktima është babai i tij, V. M, i cili ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe është tentuar të ngulfatet nga djali i tij, pas një fjalosjeje të ashpër.

Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për shkak të gjendjes emocionale, i dyshuari është transferuar fillimisht në Klinikën e Psikiatrisë, ku pas vlerësimit të mjekut kujdestar është liruar për në shtëpi.

Mirëpo, lirimi nuk ka zgjatur shumë sepse menjeherë është shoqëruar nga Policia, ku është intervistuar në prani të hetuesve, dhe me urdhër të Prokurorit, është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim lidhur me këtë rast tronditës, që përfshin agresion brenda lidhjes prind-fëmijë, një nga format më të rënda të dhunës familjare.

Lexo edhe:  “400 persona të dëmtuar, mbi gjysmë milioni përfitime” – Aktakuzë ndaj 4 personave për mashtrime me viza pune