Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 57-të. Por, për dallim nga ditëlindjet e tjera, këtë do ta festoj në burg. Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ditëlindja e 57-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve. I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi po mbahet në paraburgim ndërsa ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lexo edhe:  Klienti e mbush veturën me naftë në një pompë derivatesh dhe paguan me 500she false, i merr 450 euro kusur origjinal