Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika dërgohen në Gjykatë

Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku pritet të mbahet seanca.

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Tashmë nën masën e paraburgimit është Rejhan Bela, që dyshohet të ketë qenë dorasi.

Muhamed Lika u vra më 1 prill në shkallët e ndërtesës ku banonte.

Lexo edhe:  “Punëtorët vijnë me pizhame e miniqa” – Sindikata e RTK-së kërkon që Besnik Boletini ta lirojë postin e kryetarit të Bordit