Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite mjaft ngrohtë dhe me diell e vranësira lokale. Pasdite shtim i vranësirave dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive dhe ndonjë shtrëngatë të fuqishme me breshër. Temperatura maksimale deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot i nrdyshueshëm, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite destabilizim i atmosferës me zhvillime lokale konvektive me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Reshje nuk do të ketë në tërë territorin, por vende-vende priten rrebeshe intensive.

Nga e Mërkura vazhdon mot i ndryshueshëm dhe mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash konvektive me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë më të theksuara orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta nga dita në ditë, paksa më të theksuara në fundjavë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Polici i Kosovës që u lëndua gjatë arrestimit të kriminelit serb Llunit në Veri, po shkon drejt shërimit dhe rikthimit në detyrë