Aksident i rëndë trafiku, dyshohet se ka viktima
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, saktësisht në afërsi të rrethit të Marigonës, ku për pasojë dyshohet se ka të vdekur.
Në pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se vetura ka përfunduar në një shtyllë, ku përveç dëmeve materiale, dyshohet se ka edhe viktimë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për numrin e të lënduarve apo të vdekurve.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.