Qytetari e gjen një kuletë me 865 euro e 3 mijë denarë, e dorëzon në Polici

Një qytetar nga Hani Elezit, H. Mici, 40 vjeç, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. Sh., 51 vjeç. Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin. Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Mici, duke e vlerësuar gjestin e tij si një akt human dhe shembullor, që reflekton standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në marketin ‘Miri’ në Gjakovë: Tmerrohet punëtorja, hajnat marrin pazarin ditor