Katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në hyrje të Prizrenit, rreth orës 09:00 nga ku kanë pësuar lëndime disa persona.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk dihet ende gjendja e të lënduarve.

“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku në hyrje të Prizrenit, ku janë lënduar katër persona. Ende nuk dihet nëse ata kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda”, tha Bytyqi.

Lexo edhe:  Skandal në Shkup: Pacienti pret me maskë të oksigjenit, ekipi pi kafe në pompë të benzinës