Mblidhet qeveria merr dy vendime të rëndësishme për qytetarët

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, me ç’rast ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Sipas njoftimit për media, me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të, janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7, mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro, për zbatimin e masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.

Lexo edhe:  Vdes ish-kryetarja e AAK-së në Vushtrri