26 vite nga rënia e dëshmorit të kombit Hajrullah Sinani nga Stan-Tërgu
Hajrullah Sinani – Hajrushi flijoi në shtratin e lirisë dhuratën më të madhe që ia dha Zoti, jetën, ndërsa theu kufijtë e kohës dhe u bë i përtejkohshëm.
I biri i dëshmorit të kombit, sot bart uniformën për të cilën edhe u flijua vet ai, shkruan Jepi zë.
Hajrullah Sinani ishte dëshmori i parë i Batalionit, qënë pranverën e përgjakshme të vitit 1999 e cila shënoi zhvillimin e betejave 46 ditëshe të Melenicës, Pretenit, Majdanit, e në historinë kombëtare u skalit me shkronja të arta si një kapitull e cila më vonë u quajt Epopeja e Melenicës.
Në vendlindjen e dëshmorit Hajrullah Sinani në Stan Tërg, është e vendosur edhe pllaka përkujtimore.