Loredana dhe Jozi ribashkohen: Dashuria triumfon mbi çdo gjë

Duket se marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit ka pësuar një tjetër kthesë, me dy banorët që janë afruar sërish me njëri-tjetrin.

Gjatë spektaklit, ata pranuan se kanë lënë pas të shkuarën dhe se mes tyre ende ekziston dashuria.

Loredana: “Nuk e kam mohuar kurrë ndjenjën time dhe nuk do ta mohoj. Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por e ndiej që ia vlen. Kam ende nevojë për pak kohë. Sigurisht, ajo që ka bërë me Olën nuk e përtyp dot aq kollaj. Kam frikë, sepse ajo që ka bërë Jozi, unë nuk do ta bëja, nuk do t’i hapja derën askujt”.

Ledion Liço: “A e ke falur Jozin?”.

Loredana: “E kam falur”.

Ledion Liço: “Jozi, po ti, a e ke falur Loredanën?”.

Jozi: “Po. Të them të drejtën, ndihem mirë. Por prisja më shumë në ditëlindjen time. Po të isha unë në vendin e Loredanës, do t’i kisha lënë mënjanë të gjitha ato gjëra. Mu desh mua të bëja hapin e parë. Kur ka dashuri, nuk ka asnjë pengesë. Sado të flasin gojët e liga, mendoj se dashuria është ajo që triumfon mbi çdo gjë”.

Loredana: “Në shumicën e rasteve, ne kemi mendime të ndryshme dhe për këtë na bëjnë me faj në shtëpi”.

Lexo edhe:  Kush është vajza që iu hodh në përqafimin Gracianos pas largimit nga “BBVA”?