Ky është i riu që dyshohet se e privoi nga jeta Abran Sopjanin në Hajvali, duke e goditur me veturë

Arban Sopjani humbi jetën tragjikisht mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Hajvali të Prishtinës. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Erion Syla, 19-vjeçar.

Me vendim të prokurorit, pas arrestimit Syla është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtit pritet të merren veprime tjera ligjore.

Ndërsa trupi i pajetë i 34-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sopjani humbi jetën në spital, pasi nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Na kërkuan 600 euro”, rrëfehet qytetarja e Gjilanit që denoncoi mjekët