E trafikoi për javë të tëra një 27-vjeçare, bie në prangat e Policisë një person në Ferizaj

Grupet e ndryshme kriminale janë mjaft aktive në shfrytëzimin e kategorive të caktuara, kryesisht vajzave dhe të miturve, për trafikim me qenie njerëzore. Trafikantët, viktimat e tyre i shfrytëzojnë kryesisht për përfitime apo me qëllim të shfrytëzimit seksual, përkatësisht shfrytëzimit për prostitucion. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Rastin në Polici e ka denoncuar një 27-vjeçare, e cila ka deklaruar se një person e ka trafikuar atë për disa javë gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në pranga ka rënë një person i dyshuar, i cili është identifikuar nga vet viktima.

28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Trafikim me njerëz’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Lexo edhe:  I riu që u rrah brutalisht në Pejë në gjendje të rëndë psiqike, babai i tij kërkon ndihmë psikologjike për të