Ushtarët e KFOR-it në Kosovë stërviten për përdorimin e helikopterit në situata trazirash

Ushtarë të KFOR-it nga Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut kanë zhvilluar një trajnim për përdorimin e helikopterëve në aktivitete kundër trazirave.
Stërvitja e Batalionit Kinetic të Komandës Rajonale-Perëndim  kishte për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri ndërkohë që personeli mbante pajisje për kontrollin e turmave.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Punëtorët e një kompanie në Prishtinë shahen e fyhen nga një serb në Zubin Potok