45 aksidente dhe mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 215 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 65 aksidente, 20 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 45 vetëm me dëme materiale.

Lexo edhe:  Serbi nga Zveçani që e regjistroi veturën në RKS: Të gjithë po e njohin Kosovën, e unë jo a?