“Dy ditë s’donte fare të merrte medikamente, ndihej i shëruar që kur e takoi Thaçin”

Të dielën e 16 marsit, në orët e vona, u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi, disa ditë pasi i biri arriti ta vizitojë, pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarët kanë rrëfyer para T7 edhe momentet e fundit të tij, duke thënë se kishte dy ditë që s’donte t’i merrte medikamentet pasi ndihej i shëruar pas vizitës së Thaçit.

“Babai i Thaçit pasi e ka takuar Hashim Thaçin ka thënë se më nuk ka nevojë të marrë medikamente sepse ka konsideruar se është shëruar në momentin që e ka parë Hashim Thaçin sërish”.

Akoma nuk dihet kur do të mbahet ceremonia e varrimit sepse varet nëse Gjykata Speciale do t’i jap leje Thaçit të vijë në Kosovë.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Një grua goditet për vdekje nga një automjet