Mërgimtari nuk e harron shkollën e fshatit ku u rrit, i dhuron pajisje sportive – shkolla e falënderon

Shkolla fillore “Migjeni” në Kllodernicë ka shprehur mirënjohje të veçantë për Halil Hoxhën, i cili ka dhuruar topa origjinalë dhe dresa me emrin e shkollës.

Ky donacion vjen si një shenjë e përkushtimit dhe dashurisë së tij të vazhdueshme për vendlindjen, shkruan “Jepi zë”.

Në një falënderim të publikuar nga shkolla, thuhet se Halil Hoxha, edhe pse jeton larg, nuk i ka harruar rrënjët dhe institucionin ku mori mësimet e para. “Një njeri i ndershëm dhe me zemër të madhe kurrë nuk e harron rrënjët e tij, dhe Halil Hoxha e ka dëshmuar këtë më së miri”, thekson shkolla në reagimin e saj.

Stafi dhe nxënësit e shkollës e kanë cilësuar këtë akt si një frymëzim për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me vendlindjen dhe mbështetjes për arsimin.

“Zoti e bekoftë bacën Lil, ia shtoftë begatinë dhe i dhëntë shëndet e lumturi!”, përfundon falënderimi i shkollës “Migjeni” në Kllodernicë.

Lexo edhe:  Gjendet e mitura nga Rahoveci që u raportua e zhdukur, një 29-vjeçar dyshohet se tentoi ta dhunojë