Tragjedia me 51 të vdekur: Shumë familjarë ende s’e dinë fatin e fëmijëve të tyre, kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale janë shfaqur disa fotografi të personave që ishin të pranishëm në ngjarjen tragjike në diskotekën “Puls” në Koçan ku humbën jetën të paktën 50 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë nga zjarri që përfshiu klubin e natës.

Në “Instagram” dhe “Facebook” po shpërndahen fotografi të të rinjve duke kërkuar informacione për më të afërmit e tyre, ka raportuar mediumi maqedonas, Kanal 5.

Fotografitë e tyre, së bashku me emrat dhe numrat e telefonit janë shpërndarë, me kërkesën që, nëse dikush e di në cilën spital ndodhen ose ka ndonjë informacion tjetër, të njoftojë në numrat e dhënë.

Lexo edhe:  Dalin pamjet nga bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Thaçit, të pranishëm policët me maska të Speciales