Veterani i UÇK-së i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes, por nuk ka para për transplantim

Një histori prekëse po trondit zemrat e shumë qytetarëve! Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por familja e tij nuk ka mundësi financiare për të përballuar shpenzimet e transplantimit.

Në këto ditë të vështira, familja Shala ka bërë apel për ndihmë, duke falënderuar të gjithë ata që tashmë kanë kontribuar dhe duke i ftuar qytetarët e Kosovës të ndihmojnë sado pak për këtë kauzë humanitare.

“Lusim Zotin që të kalojmë këtë sfidë dhe që të dy të gëzojnë shëndet të mirë,” – shprehet Gani Shala, me shpresën e madhe se bashkëshortja e tij do ta fitojë këtë betejë.

Për t’i dalë në ndihmë kësaj familjeje është angazhuar edhe asamblisti dhe bashkëvendasi i Ganiut, Gani Krasniqi.

Nëse dëshironi të ndihmoni, mund të kontaktoni në numrin: 049 978 403 Ose të kontribuoni në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank: 150-107-0000166526

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që shkatoi aksidentin në Podujevë, u lëndua një 64-vjeçar