“Godisnin komandantët, e paskan mbajtur të fshehur hajninë mes vete”, nipi i Jakup Krasniqit kritikon ‘Stupcat’

“Rikthimi i Stupcave” ka bërë bujë të madhe ditëve të fundit. “Stupcat” do të rikthehen me Vedatin dhe Mensurin, por pa Osman Azemin.

Ndërsa, mbrëmë u publikua lajmi për dyshim të keqpërdorimit të mbi 150 mijë eurove tek “Stupcat Group”. Pas këtij lajmi, ka ardhur reagimi i nipit të Jakup Krasniqit, i cili nuk ishte pajtuar asnjëherë me humorin që bënin ata duke u tallur me komandantët e UÇK-së.

Stupcat i ndanë rrugët për shkak të parave- Osmani akuzon Vedatin e Mensurin për keqpërdorim të 150 mijë eurove – Insajderi

“Keta qe godisnin komandantet dhe luften e flisnin per hajni sikur te ishin padronet e drejtesise, krejt skenaret i paskan pase te bazuara, por jo per te “verteten” qe e shisnin, por per ate qe e paskan mbajtur te fshehur, hajnine mes vete. Moralizues gjithandej”, ka shkruar Arian Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se, Stupcat disa herë kishin bërë humor me personalitetin e Jakup Krasniqit, madje ata së fundi e paraqitën Krasniqin prapa grilave ku morën shumë komente negative nga familjarët e Krasniqit, i cili po mbahet në Hagë në pritje të nisjes së gjykimit.

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete trupi i serbes në lumin Ibër