E rëndë: Dërgohet pa shenja jete një person në Emergjencën e Gjilanit

Një rast i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjilan, ku një person u dërgua pa shenja jete në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Ende nuk ka detaje mbi identitetin e viktimës apo nëse nëse bëhet fjalë për vdekje natyrore apo të dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lexo edhe:  Flet babai i të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes: Djali me pas vdekë aty, ma shumë s’isha mërzitë