Sot pritet të anulohen fluturimet nga Kosova për në Gjermani, shkak greva atje

Një grevë njëditore e punëtorëve po zhvillohet në 13 aeroporte të Gjermanisë, përfshirë Frankfurtin dhe Mynihun, duke shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve, raporton Gazeta Sinjali.

Greva, e cila do të zgjasë 24 orë, është organizuar nga sindikata ver.di dhe përfshin punonjës të sektorit publik, si dhe personelin e sigurisë.

Në lidhje me këtë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritet të ketë anulime të fluturimeve.

“Për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane, gjatë ditës së sotme pritet të ketë anulime të fluturimeve për linjat direkte që lidhin këtë rajon me Gjermaninë.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo edhe:  MPJD lëshon njoftim për mërgimtarët që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë