Policët e ri i dërgojnë lule në shtëpi nënës Ferdonije Qerkezi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin i ka dërguar lule për nënë Ferdonije Qerkezit.

Policia i ka dhuruar lule edhe mjekeve, nënave që ka takuar në rrugë.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, shfrytëzohet për t’ia uruar ditëlindjen djalit të Armend Mujës