Raportohet për një takim mes Krasniqit dhe Limajt

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është në takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky takim është realizuar me ftesë të kryetarit të PDK-së, raporton Klan Kosova.

Temë e diskutimit në këtë takim, sipas burimeve, mësohet të jetë ndërtimi i ndonjë koalicioni potencial të opozitës për formim të qeverisë, nëse Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arrin të formojë qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, mirëpo nuk ka arritur ta përsëris rezultatin e 2021-ës, kur e vetme arriti të formonte qeverinë. Asaj do t’i duhet një partner qeverisës nga opozita, qoftë nga partitë shqiptare apo edhe nga ato jo-shqiptare.

Deri më tani, partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar në disa raste se nuk dëshirojnë të qeverisin bashkë me LVV-në.

Ndërkaq Fatmir Limaj i Nismës, që kësaj radhe garoi në një listë me AAK-në, zuri në befasi opinionin publik kur, pas zgjedhjeve, në një emision televiziv, refuzoi të thotë se ka vija të kuqe ndaj Vetëvendosjes apo partive opozitare për të ndërtuar qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Limaj tha se sa i përket “çështjeve nacionale”, ai s’ka vija të kuqe.

“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyn një qeveri jo funksionale? Kurrë nuk hyj në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtoj që ulem”, kishte thënë Limaj në “

DebatPlus” më 20 shkurt.

Lexo edhe:  Elon Musk jep lajmin e shumëpritur: Starlink tani në Kosovë