Vidhet një veturë në mes të ditës në Lipjan

Një person ka raportuar në polici se vetura e tij është vjedhur.
Rasti ka ndodhur dje në Lipjan ku viktima ka raportuar autoritetet në ora 11:26, transmeton lajmi.net.

Viktima deklaroi se disa persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore.

Rasti është nën hetim.

Lipjan / 06.03.2025 – 11:26. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore

Lexo edhe:  “A e din kujna i ke shkru tiketë?” I riu në Prishtinë kanos policin që i shqiptoi gjobë për parking