Kapen mbi 20 mijë euro para të gatshme të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka zbuluar para të falsifikuara në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore.

Në njoftimin e Doganës thuhet se sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20 mijë e 885 euro.

“Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryera nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara. Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara: 500 € – 1 copë, 200 € – 1 copë, 50 € – 101 copë, 20 € – 1 copë, 5 € – 1 copë. Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €”,thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje thuhet se autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave.

Lexo edhe:  Grabitje në ‘Alba Petrol’ në Ferizaj, hajni nën kërcënimin e armës ia merr 500 euro punëtorit