Vëllai i Unikkatilit dyshohet se humbi jetën nga mbidoza

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës. Siç ka mësuar Nacionale, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e mbi dozes.

Gazeta “Paparaci”, duke cituar burime të saj, ka raportuar se personi i ndjeri është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thanë nga Policia e Kosovës për “Nacionale”.

Lexo edhe:  Dosja e prokurorisë që tregon në detaje se si ndodhi vrasja në Bon Vivant