Nuk do të mund të fitojë çmimin e plotë të BBVA, por Gjestit pritet ti dyfishohet ky çmim nga fansat

 

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment kyç për lojën e reperit nga Peja, Gjestit, pas shkeljes së rëndë të rregullave gjatë javës.
Prezantuesi Ledion Liço lexoi përmbajtjen e zarfit të zi, që erdhi si ndëshkim për veprimin e tij të paprecedentë – kalimin e murit rrethues të shtëpisë.

Në zarf u kumtua se, si pasojë e thyerjes së rregullave strikte, Gjesti nuk do të mund të fitojë shumën e plotë prej 100 mijë eurosh, nëse shpallet fitues i këtij edicioni.

Në vend të kësaj, ai do të marrë vetëm 50 mijë euro, duke humbur kështu gjysmën e çmimit të madh.

Mirëpo menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar biznesmeni Ardi Shita i cili ka thënë 50 mijë euro e zbritura nga produkioni i Top Channel për Gjestin do të paguhen nga Eagle Capital.

Teksa tutje Shita ka thënë se do të jap edhe 50 mijë të tjera ku do të ndahen për një bamirësi të zgjedhur nga Gjesti, për cilëndo shoqatë që ai vendos.

“Ne vazhden e brengave te Big Brother VIP Albania dhe Top Channel, kompania jone, Eagle Capital ne lidhje me projektin Evergreen Valleys, e jep kete zotim: 50,000 EUR te zbritura nga Top Channel do te paguhen nga Eagle Capital per BESART KELEMENDI – Gjesti; 50,000 EUR tjera do te ndahen per nje bemiresi te zgjedhur nga Gjesti, per cilendo shoqate qe ai vendos. Gezuar”, ka shkruar Shita.

Gjesti tashmë kur ka bërë mbi 40 ditë qëndrim brenda shtëpisë së BBVA po vazhdon të jetë njëri nga banorët më të preferuar.

Lexo edhe:  Vajza në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës pasi prindërit s’ia dhanë çelësat e veturës, konsumon shumë barna