“Mas shpine me na vra, na nuk e falim”, si e kishte paralajmëruar hakmarrjen daja i boksierit Nimani

Një përleshje e armatosur ndodhi para gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej një seancë gjyqësore për vr’asjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Të paktën tre persona kanë mbetur të pla’gosur si pasojë e këtij incidenti, ndërsa vëllai i të ndjerit, Berati, është arrestuar si i dyshuari kryesor. Ai po përballet me katër akuza për vr’asje të mbetur në tentativë dhe lëndime të rënda trupore.

Në rrjet po qarkullon një video ku daja i Besar Nimanit kishte paralajmëruar hakmarrjen shumë kohë më parë, duke thënë se shqiptarët nuk falin një vr’asje të kryer pabesisht.

“Ata duhet ta dinë që ne shqiptarët, adetet i kemi përpara. Nëse dikush na vr’et ballë për ballë, jemi më tolerantë, por mas shpine me na v’ra, nuk e falim. Le ta dinë ata që e kanë bërë këtë,”kishte deklaruar ai në një intervistë të mëparshme.

Lexo edhe:  Asnjë flamur i Kosovës i vendosur në kryeqytet në 15-vjetorin e pavarësisë