Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar

Një moment dramatik ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorëve iu dha një sfidë e re.

Ata u ndanë në grupe dhe u lidhën me litar me njëri-tjetrin, duke krijuar një provë që kërkonte durim dhe bashkëpunim.

Egli, e cila ishte pjesë e një grupi së bashku me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e tensionuar dhe e mbingarkuar emocionalisht pas spektaklit.

Lexo edhe:  Deputeti i VV-së me montazhë të lodhtë: Kurtin e paraqet si babadimër, 100 eurot e taksapaguesve si “dhuratë”