Shpërthen zjarr në kryeqytet, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
Në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e njohur si “te plepat” në Prishtinë, ka shpërthyer zjarr.
Sipas fotove të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, apo nëse ka të lënduar.
Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje