Arrestohet një person për dhunim në Klinë

Një person në Klinë është arrestuar mbi dyshimin se ka dhunuar një vajzë.

Viktima është dërguar për ekzaminim pas raportimit të rastit. I dyshuari është në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë

Lexo edhe:  Kurti tregon përgjigjen e gjyshës së tij se pse “Bajrami i Madh” i ka tre ditë, kurse “Bajrami i Vogël” katër