Shpërthen zjarr në kryeqytet, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes  

Në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e njohur si “te plepat” në Prishtinë, ka shpërthyer zjarr.

Sipas fotove të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, apo nëse ka të lënduar.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje

Lexo edhe:  Plas sherri mes fqinjëve në Drenas: 47-vjeçari sulmohet me thikë, i dyshuari e gjuan edhe me zhavor