Ky është burri nga Mitrovica që u denoncua në polici për incizim me telefon të një familje!

Për nëntë muaj, një familje nga Mitrovica po pretendojnë se ishin nën vëzhgimin e fqinjit të parë të tyre.

Ata po e akuzojnë F. Z. se gjatë kësaj kohë u kishte bërë fotografi e video gjatë hyrje daljeve në shtëpi.

R.T. i tha televizionit se kishte kërkuar ndihmë edhe nga nëna e të dyshuarit që biri i saj të mos bëjë veprime të tilla.

Por, përcjelljen e familjes se pjesëtarit të policisë së Kosovës, e mohoi vet F.Z..

Organet e ndjekjes F. Z. po e trajtojnë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale fotografimi, incizime të paautorizuara si dhe ngacmim.

I dyshuari i tha televizionit se gjatë dhënies së dëshmisë ishte sulmuar edhe nga policia, por këta të fundit i thanë televizionit se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Lexo edhe:  Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan për t’i zmbrapsur