Burri nga Vushtrria e rrah gruan pasi i zë në telefon numrin e tjetrit – Intervenon policia

Akuzat për tradhti janë bërë mollë sherri mes një çifti në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, të cilët u përleshën pas mosmarrëveshjeve dhe më pas përfunduan në Polici. Kjo ngjarje ka ndodhur në orët e para të së dielës, kur edhe u njoftua Policia në lidhje me detajet.

Burimet nga Prokuroria thonë se pas debateve të vazhdueshme mes çiftit, burri dhe gruaja kanë filluar të rrahen me njëri-tjetrin, pasi fillimisht kishin lindur dyshimet për tradhti.

Siç mëson Sinjalin, burri ka sulmuar bashkëshorten, pasi e ka akuzuar se është në lidhje me një person, numrin kontaktues të së cilit, ia ka gjetur në telefon. Situata dyshohet se u tensionua pas akuzave të burrit se gruaja është në një lidhje dashurie dhe u desh intervenimi i Policisë.

Dy palët janë dërguar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policor. Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për dhunë në familje, teksa gruaja ka shkuar të jetojë te prindërit e saj.

Lexo edhe:  Ambasadori amerikan del në terren dhe kontrollon se a i hoqi Serbia trupat nga kufiri me Kosovën