Kurti e quajti opozitën “hajvana”, Çitaku: Hyni në arkiva, edhe nuk keni me gjet një shfaqje të tillë nga asnjë lider politik – Keqardhje për të

Lideri i VV-së, Albin Kurti mbrëmë ka shpallur fitoren e zgjedhjeve parlamentare para qytetarëve të cilët ishin mbledhur në sheshin e kryeqytetit.

Ai as aty, ndonëse partia e tij u rëndit e para nuk la pa sulmuar opozitën duke i quajtur “hajvana”.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…Kurrë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti.

Ndaj kësaj deklarate të tij, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila e ka konsideruar “të turpshme” fjalimin e Kurtit.

Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pas asnjë shfaqje të tillë nga asnjë lider politik.

“Çfarë turpi. Keqardhje për të. Çirrje. Sharje. Mallkime. Dëgjojeni çka thotë, mbyllni sytë, dhe imagjinojeni që atë fjalim po e mbanë dikush tjetër. Çka kishit me thanë?!”, ka shkruar Çitaku.

Lexo edhe:  Shteti ndan 4 mijë e 200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases që u vra në Fushë Kosovë