Aksidenti i rëndë në Mitrovicë: Ky është shoferi që dyshohet se e goditi këmbësorin, arrestohet nga Policia

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën në Zhabar të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima po trajtohet në QKUK, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e shoferit në mospërshtatjen e shpejtësisë, ku për pasojë e ka goditur viktimën që ishte duke ecur.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Fatmir Misini, i cili është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa viktime është një i ri, i moshës rreth 25-vjeçar, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, e më pas është transferuar në QKUK.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lexo edhe:  Gruaja kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës, dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë të 15 mijë eurove