Aksidenti i rëndë: Shtatë persona të lënduar, të përfshira një autobus e katër vetura
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku katër vetura dhe një autobus ishin të përfshira.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
Ajo tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus, ku për pasojë shtatë persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.