Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për armën me të cilën u vra Liridona Ademaj
Tomë Dodaj është dënuar me pesë vite burg dhe pesë mijë euro gjobë, pasi ka pranuar fajësinë për shitjen e armës që është përdorur në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Gjyqtarja e cila ia shqiptoi dënimin Dodajt, bëri të ditur se atij do t’i llogaritet koha në paraburgim nga data 9 dhjetor 2023 deri më datën 17 prill 2024.
Dodaj akuzohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
Ndërkaq, Naim Murseli, i akuzuari kryesor, është deklaruar se ndjehet “plotësisht i pafajshëm”, teksa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla s’janë deklaruar lidhur me fajësinë e tyre.